18.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Kusari-Lila: Greva u ndërpre, por duhet punë e angazhim për ta sjellë ndërmarrjen ‘Trepça’ aty ku e meriton

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se greva nga minatorët e Trepçës është ndërprerë, shkruan Gazeta Metro.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është arritur marrëveshja që minatorët e Trepçës të përfundojnë grevën e tyre.

Pjesëmarrës në negociata ishin deputetë të VV-së, përfaqësues të Bordit të ndërmarrjes Trepça dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Minatorët janë pajtuar që kushtet e kërkuara nga ta që të iu plotësohen.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Mimoza Kusari-Lilës.

Ajo ka thënë se greva u ndërpre por duhet punë e angazhim për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton.

“Greva e punëtorëve të SH.A. Trepça u ndërpre. Tani duhet puna dhe angazhimi bashkë me dialogun e vazhdueshëm për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton duke tejkaluar çdo vështirësi eventuale.Me Fat”, ka shkruar Kusari Lila. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT