25.1 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kusari-Lila: Greva e minatorëve nuk është në përputhje me Ligjin, Qeveria i ka bërë të gjitha përpjekjet për ndërprerjen e saj

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka thënë se të gjitha përpjekjet janë bërë që greva e minatorëve të Trepçës të ndërpritet, shkruan Reporteri.net.

“Gatishmëria për grevistët është vënë në funksion. Nuk ka pasur gatishmëri nga minatorët që ka pasur poshtë në minierë”, tha ajo.

Sipas Kusari-Lilës, kjo është greva e parë që nuk ka Këshill Grevistë e nuk është në përputhje me Ligjin mbi Grevat.

“Të gjitha përpjekjet për tu ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtlë në minierë janë bërë. Kjo është greva e parë që nuk ka Këshill Grevist në shoqërinë aksionare Trepça, që nuk është në përputhje me Ligjin mbi Grevat. Tani nuk ka Këshill Grevist, e po shkaktohen pasoja ligjore për të gjithë të involvuarit në procesin e grevës”, shtoi shefja e deputetëve të VV-së.

Kusari Lila tha se VV konsideron se diskutimi i mëtutjeshëm sot në seancë rreth kësaj është tendencë për një politizim të vazhdueshëm të kësaj çështje.

“Si grup parlamentar konsiderojmë që diskutimi i mëtutjeshëm sot do të jetë një tendencë për një politizim të vazhdueshëm të kësaj çështje përderisa Kishnica dhe Novobërda janë kthyer në punë”, tha ajo./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT