7.7 C
Mitrovice
E premte, 27 Mars, 2026

Kusari-Lila: 90% e pacientëve janë të ish-qeverisjes, për një muaj pati 30% rënie çka po doni tash?

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka replikuar lidhur me deklaratën e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili foli për situatën me pandeminë.

Ai gjithashtu përmendi edhe rastin e Agon Musliut, i cili kishte kryer vetëvrasje në kuadër të konvikteve që askohe mbaheshin si qendra karantine.

Pas kësaj ka reaguar, Kusari Lila e cila tha se me përmend viktimat siç keni bërë me Komisionin Hetimor që ka zbuluar përmbledhje të shumëfishta që s’kanë të bëjnë me menaxhim sistemi, nuk është aspak e hijshme.

“Sa i përket rasteve efektive 90 përqind e pacientëve janë të ish-qeverisjes.Sa i përket këtij menaxhimi, sot i ke 600 raste më pak.Me 30 përqind rënie për një muaj, çka po doni tash?

Për një muaj, e tepruar dhe e papranueshme është rasti i përmendjes viktimave, e filloi zonja Deliu e vazhdove ti z.Tahiri.Ti e vazhdove me rastin e Agon Musliut, si një nanë qytetare e deputete që kam pas rastin me udhëheq rastin hetimor sepse kam pa manipulimet që janë munduar të bëhen ku asnjë fakt nuk e tregon se djali ka ndërruar jetë për shkak të keqmenaxhimit”, tha ajo, shkruan lajmi.net.

Tutje Kusari-Lila tha se është e turpshme se si shoqëri e trajtojmë shëndetin mendor.

“A nuk iu dul boll dhe vazhdoni edhe sot. 30 përqind ka rënie të rasteve për një muaj, çka po doni tash?”, shtoi ajo./Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT