7 C
Mitrovice
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Kurz: BE të përmbushë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të rajonit.

Ai në një postim në Twitter ka falënderuar kancelaren gjermane për takimin e sotëm virtual të Procesit të Berlinit.

“Faleminderit, Angela Merkel që na priti sot në Samitin virtual të Procesit të Berlinit! Pas COVID, tani është koha për të dhënë: Ne duhet të mbajmë premtimet tona, të mbetemi një partner i besueshëm për rajonin dhe të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike”, shkruan Kurz.



Kancelarja gjermane Angela Merkel ka takuar sot për herë të fundit kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

2021”, ka folur për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe punën që ato po bëjnë në këtë drejtim.

Merkel ka potencuar se ka shumë punë për të bërë në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa ka bërë të ditur se më 3 tetor në Slloveni do të mbahet një takim për të biseduar për çështje teknike, raporton KP.



Ajo ndërkaq ka përmendur problemet Kosovë-Serbi dhe Maqedoni Veriore-Bullgari.

TË FUNDIT

TË FUNDIT