25.4 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

‘Kurtit s’ja vlen ti flasësh’ – Dacic kërcënon: Nëse bashkësia ndërkombëtare s’i thërret mendjes kjo do sjell konflikte të reja në Ballkan me pasoja të papara

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i brendshëm serb Ivica Dacic i vuri fajin për atë që ai e sheh si përshkallëzim e dhunë me motive etnike si e miratuar nga bashkësia ndërkombëtare tërthorazi sipas tij duke ashpërsuar retorikën.

Dacic reagoi me ashpërsoi retorikën pas aksionit të mbylljes së pesë degëve të Postës Kursimtare nga Policia e Kosovës dhe ATK’së të hënën. Si bashkëfajtorë e sheh bashkësinë ndërkombëtare për siç e quan ‘terrorin ndaj serbëve’ në Kosovë.

“Kurti po vazhdon me terrorin ndaj popullit serb në Kosovë e Metohi, me thyerjen nga policia e degëve të Postës Kursimtare. Deri kur do të tolerojë bashkësia ndërkombëtare dhunën ndaj serbëve? Apo kjo nuk përputhet me klishetë? Nëse arrestimi i dinarit është pjesë e politikës së Kurtit që mbështetet nga Perëndimi, çka mbetet tjetër? Vrasja dhe dëbimi i serbëve, mos edhe këtë duhet ta presim? Kurtit s’ia vlen t’i flasim, por nëse bashkësia ndërkombëtare nuk i thërret mendjes, e gjithë kjo do të sjellë konflikte të reja në Ballkan me pasoja të pa paramenduara” ka njoftuar ministria e punëve të brendshme të Serbisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka mbyllur degët e këtij institucioni serb në katër komunat e veriut të Kosovës për veprimtari ilegale. 6 njësi të këtij institucioni janë mbyllur./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT