Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se i është bërë thirrje Qeverisë nga kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger që ta ndërtojë një autostradë Prishtinë – Veri.
Sipas Kurtit kjo kërkes vjen për të treguar se Veriu është plotësisht i Kosovës.
“I bëj thirrje Kosovës të ndërtojë një autostradë evropiane ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës dhe të lidhë veriun e Kosovës me kryeqytetin e tyre dhe me kryeqytetin e Sanxhakut Novi Pazar”, ka shkruar ai në Twitter.
Zhvilloni veriun e Kosovës për të treguar se veriu është plotësisht pjesë e Republikës Evropiane të Kosovës”, ka thënë ai.
Në Veri të Kosovës ka tension tash e disa javë, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare po kërkon de-përshkallëzim të situatës.
/GazetaSinjali/





