18.4 C
Mitrovice
E martë, 10 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kurtin arrin në Presidencë, takohet me Vjosa Osmanin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në presidencë, për t’u takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Takimi mes Osmanit e Kurtit pritet të mbahet në ora 13:00, ndërsa në ora 14:00 do ta takojë përfaqësuesin e LDK-së.

Në ora 15:00 në zyrë të presidentes në detyrë do të shkojë përfaqësuesi i PDK-së, Memli Krasniqi si dhe në ora 16:00 Osmani do ta takojë përfaqësuesin e AAK-së.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është hapur rrugë për tu mbajtur zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë Hoti dhe ka urdhëruar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmanin, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Ndryshe, sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, ndër të tjera, nëse një deputet dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

Etem Arifi, pavarësisht se ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, ai mori pjesë në seancën e 25 marsit, ku u rrëzua qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, ai ishte njëri nga 61 deputetët që më 3 qershor votoi për Qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT