17.5 C
Mitrovice
E hënë, 2 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kurti viziton komandën amerikane në kuadër të Defender Europe 25: Ushtria jonë po dëshmon aftësi të larta ndërveprimi me NATO-n

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vizituar komandën e divizionit të 28-të të këmbësorisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila po drejton brigadat shumëkombëshe në kuadër të ushtrimit të përbashkët ushtarak Defender Europe 25 që po mbahet në Kosovë.

Në këtë vizitë, Kurtit i shoqëroheshin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Gjatë vizitës, Kurti theksoi se ky ushtrim është duke u zhvilluar me sukses të plotë, ndërsa vlerësoi lart bashkëpunimin ndërkombëtar ushtarak.

“Ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së. Ushtrimi Defender Europe 25 është duke u zhvilluar me sukses të plotë në Republikën e Kosovës. Për të parë nga afër, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituam komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore” shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së.

Ushtrimi Defender Europe 25 është duke u zhvilluar me sukses të plotë në Republikën e Kosovës. Për të parë nga afër, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes,
Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituam komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore.

Më pas vazhduam në Devë për të vizituar Forcën për Detyrë, një batalion ky shumëkombësh i drejtuar nga regjimenti i dytë i këmbësorisë së FSK-së. Në fund vizituam poligonin për qitje me armë të lehta, poligon ky i cili ka ardhur si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës.

Sot po ashtu patëm rastin të shohim investimet infrastrukturore që jemi duke i bërë në zonën kryesore të trajnimit në Babaj të Bokës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT