28.1 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti vazhdon me avazin e njëjtë edhe pas presionit të SHBA e BE: Dialogun me Serbinë nuk e neglizhojmë, është diku i katërti prioritet

Në 14 vjetorin e pavarësisë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë ekskluzive për median arabe këmbënguli se nuk e ka synim dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE’ja e lehtësohet nga SHBA.

Në intervistën ekskluzive për The Arab News, kryeministri Kurti ishte i qartë e këmbëngulës për sa i përket qasjes së tij ndaj dialogut me Serbinë, për të cilën u kritikua edhe nga shefi i diplomacisë së Komisionit Eeuropian, Josep Borrell. E pranon se ka neglizhencë në një formë duke iu shmangur përgjegjësisë me prioritete e caktuara të qeverisë të tij.

“Nuk deshëm që ta neglizhojmë dialogun me Serbinë, megjithatë nuk mund ta kem si prioritet numër një”, deklaroi Kurti për Arab News në intervistën e mbajtur në zyrën e tij në Prishtinë “E kam thënë që nga fillimi i kësaj qeverisje, se vendet e punës, drejtësia dhe pandemia Covid-19 janë tri prioritetet tona të para. Numri katër mund të jetë dialogu” ka thënë ai.


Ai përcaktoi zgjidhjen përfundimtare atë të njohjes së ndërsjellë duke shtuar se i janë qasur në konstruktive dhe me propozime.

“Ky dialog, ndaj të cilit po i qasemi me sjellje konstruktive dhe kreative me propozime të ndryshme, është dialog lidhur me statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia nuk njohin njëra tjetrën, andaj zgjidhja është njohja e ndërsjellë”.

Të mërkurën Emisari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raportoi para komitetit të Senatit Amerikan për punë të jashtme duke e theksuar nevojën për lëvizje para rreth dialogut duke theksuar si synim njohjen reciproke.

“Së pari, qëllimi i dialogut është të lëvizet gjithçka në drejtim të Kosovës për tu bërë i sinqertë, me rezultatin përfundimtar njohjen reciproke e cila mungon, kështu që nuk është për statusin e Kosovës por për njohjen e saj si shtet i pavarur dhe sovran. Me mbështetjen tonë dhe mbështetja jonë për Kosovën është e vendosur ne duam të sigurohemi që dialogu u ndihmon të kapërcejnë sfidat e vështira për dy shtetet që të kenë të ardhme të përbashkët evropiane”, ka thënë Esobar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT