1.7 C
Mitrovice
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Kurti uron Krishtlindjen: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje, ato janë përgjegjësi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Kurti këtë urim e bëri përmes një postimi në rrjeti social në Facebook, duke uruar që kjo festë është mirënjohje dhe dashuri.

“Urime Krishtlindjen! Të dashur besimtarë të krishterë, urime këtë datë të shënuar!

Uroj që Krishtlindja të na e sjellë afër mendjes dhe zemrës se kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje. Ato janë përgjegjësi ndaj çdonjërit që të jetoj me dinjitet. Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim.

Andaj këtë festë të Krishtlindjes le të reflektojmë me mirënjohje dhe falënderim, për atë që kemi te njëri-tjetri. Për çdo vit kjo periudhë na gjen pranë familjes e miqve me shpresën e pakursyer se e mira te njeriu e te shoqëria nuk pushon së çeluri. U bëftë më e mira për të gjithë, e veçanërisht për ata që sakrifikojnë nga vetja për të tjerët! Urime Krishtlindja!”, ka shkruar Kurti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT