Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ua ka plotësuar kushtin deputetëve turq. Ai e ka pranuar kërkesën e tyre për një ministri.
Kryetari i Demokratike Turke e Kosovës, Fikrim Dama e ka konfirmuar për “Reporteri.net” se do të udhëheqin me një ministri, por nuk ka treguar se cilën.
Mirëpo, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh se ata mund të marrin Ministrinë Zhvillimit Rajonal dhe të Pushtetit Lokal.
“Mund ta konfirmoj se do ta kemi një ministri por, ende nuk e dimë se cilin dikaster do ta udhëheqim”, ka thënë Damka për Reporteri.net.





