Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, në një tryezë të organaziuar nga Lëvizja “Fol”, tha se kalimi i tokave të Manastirit të Deçanit, 24 hektarë, nuk u bë për çështje të sundimit të ligjit – referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese – por “për përfitim (avantazh) politik”.
Kjo në dritën e kushteve të shkruara në opinionin e Dora Bakoyanis, hartueses së Opinionit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës – që dështoi në ditët e fundit në maj të vitit të kaluar.
“U bë në mënyrë që nuk e rriti besimin që u bë për sundim të ligjit, por thjesht për përfitim (avantazh) politik. Dhe kjo, është një valutë politike që Kosovës i duhet të përmirësohet, besimi. Pastaj mund të lëvizim”, tha Rohde, raporton Nacionale.