28.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: U bëjmë thirrje pesë vendeve të BE’së ta njohin urgjentisht pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje pesë shteteve të Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se do të përshpejtojnë procesin për aplikim në Bashkimin Evropian dhe Këshill të Evropës.

“U bëjmë thirrje pesë shteteve mos njohëse brenda Bashkimit Evropian, Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë dhe Qipros, që të njohin këtë realitet e të vërtetë duke njohur urgjentisht pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të mos lejohet përdorimi i preteksteve false dhe analogjive të paqëndrueshëm për të nxitur ndarje e konflikte në Evropë. Pavarësia e Kosovës është një rast që merr parasysh padrejtësinë shekullore, okupimin, luftën dhe gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, është në përputhje me të drejtën e popullit tonë për vetëvendosje dhe siç është vulosur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në dritën e këtij agresioni duhet kuptuar se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës përben cenim për sigurinë e kontinentit evropian”, ka thënë Kurti.

Kuvendi i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të marrë veprimet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian, Këshill të Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Në paraqitjen e rezolutës ku dënohet agresioni rus në Ukrainë, legjislativi ka kërkuar edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT