Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, ka thumbuar kryeministrin Kurti i cili u ankua se nuk i ishin dorëzuar dokumentet e procesit të dialogut nga Avdullah Hoti, duke i thënë se a i bie që Kurti nuk i kishte ‘letrat’ dhe nuk dinte për rrjedhën e dialogut as atëherë kur e ‘kalli’ Kosovën.
Postimi i plotë:
Kryeministri Kurti ankohet se nuk i ka “letrat” e dialogut. A i bie kjo se nuk i kishte “letrat” dhe nuk dinte për rrjedhën e dialogut as atëherë kur e kalli Kosovën flakë. Pra, bëri kundërshtim “paushall” populist, duke manipuluar e instrumentalizuar një çështje mjaft delikate e të rëndësishme, vetëm për të ardhur në pushtet.






