Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se UÇK’ja ka bërë luftë të drejtë çlirimtare.
Ai ka kritikuar Gjykatën Speciale duke thënë se ka problem me aktakuzën.
“E para. UÇK ka bërë luftë të drejtë çlirimtare. Dhe pjesa e dytë ku kam problem me aktakuzën, është se konsiderohet se UÇK ka bërë ndalime ilegale. Nga cila pikëpamje po thuhet se UÇK ka bërë këtë. Në këto hollësi të procesit nuk mund të di dhe nuk mund të hy. Gabimi kardinal ishte se me 82 vota ky ligj u votua në Kuvendin e Kosovës. Kosova ka pasur nevojë për gjyakta normale e jo speciale. Ata do mund të ktheheshin në Kosovë e për çkado të gjykoheshin në Kosovë e jo jashtë saj. Ka edhe krime që nuk janë të luftës. Duhet trajtuar krejt. Të kemi një sistem gjyqësor të pastër e funksional”, ka thënë Kurti në RTV Klan.
Po ashtu, ai është pyetur për mundësinë që t’i vizitojë krerët e UÇK’së në Hagë.
“Nuk e përjashtoj si mundësi”, ka thënë ai.
“Nuk mund të lavdërohet për transparencë e saj por besoj se nëse e forcojmë sistemin tonë gjyqësor mund të kemi raste të tilla të gjykimit këtu”, ka shtuar ai.



