13.4 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Kurti thotë se reciprociteti me Serbinë është i nevojshëm edhe për pranimin e diplomave

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij për reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

Ai për të treguar se është i nevojshëm ka treguar edhe rastin e Almedina Ahmetit nga Bujanoci që ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës e që nuk mund të punësohet në vendlindjen e saj.

“Almedina Ahmeti është studente në Master për Pedagogji, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Almedina shkollën fillore e ka kryer në Tërnoc, gjimnazin e ka filluar në Bujanoc ndërsa e ka përfunduar në Gjilan. Mirëpo, ajo nuk do të mund të punësohet në vendlindjen e saj në Bujanoc kur të diplomojë, meqenëse Serbia ende nuk i pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

E për të gjithë ata studentë që kanë të njëjtin problem Kurti shprehet i bindur se duhet vepruar me reciprocitet.

“Reciprocitet do të thotë edhe pranim i diplomave tona”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT