15.1 C
Mitrovice
E diel, 28 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Kurti thotë se është fat i madh për Kosovën që Kroacia po e udhëheq BE’në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim edhe ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq.

Ambasadorja e uroi kryeministrin e ri për detyrën “dhe i ofroi mbështetje të madhe, si një partner strategjik dhe shumë i afërt i popullit shqiptar”, bën të ditur një komunikatë nga Kryeministria.

Kurti ka thëmë se “aleatët tanë ndërkombëtarë janë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, e sidomos kur një prej tyre është një vend mik e i afërt sikur Kroacia”.

“Me Kroacinë përveç që duhet të bashkëpunojmë në sferën ndërkombëtare, bashkëpunimi më të duhet të bëhet edhe në atë regjional. Të përbashkëtat mes Kosovës e Kroacisë janë të shumta, prandaj edhe duhet që edhe bashkëpunimi të rritet”, ka thënë Kurti.

“Kroacia tashmë ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ky është një fat i madh për shtetin tonë dhe si të tillë duhet ta shfrytëzojmë”, ka vlerësuar kryeministri kosovar.

Kurti ka thënë po ashtu se “integrimi evropian është prioritet i qeverisë së re dhe për këtë do të angazhohen të gjitha kapacitetet tona intelektuale e ekipore për të arritur më të mirën e mundshme”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT