16.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kurti thotë se dy urat e reja mbi Ibër përfundojnë në vjeshtë, jep detaje rreth projektit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkroi lidhur me projektin për dy urat e reja mbi lumin Ibër.

Kurti ka bërë me dije se njëra urë do të jetë për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, teksa tjetra do të shërbëjë veç për këmbësorët.

“77 ura janë gjithsej përgjatë lumit Ibër. Prej tyre 35 janë në Kosovë. Në vjeshtë bëhen 37, sepse punimet për ndërtimin e dy urave të reja nisën sot në Mitrovicë…Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove”, ka shkruar Kurti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT