Kryetari i VV-së, Albin Kurti në një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit edhe për përplasjet me Veliun e Thaçin sa ishte kryeministër.
Ai ka folur për shkarkimin e Agim Veliut dhe tentimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ish-presidenti Thaçi.
“Në mars 2020, ne filluam me një mbyllje por ish-presidenti dëshironte të shpallte gjendje emergjente dhe ai dëshironte që të merrte kompetencat e drejtimit të shtetit në dorën e tij.
Ai dëshironte fuqi për të shndërruar Kosovën nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale. Ai mendoi se është mbret, imagjino sikur Mbretëresha Elizabeta t’i bëjë thirrje policisë në Britani për të mos u bindur urdhërave të kryeministrit Johnson”, tha Kurti.