Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar edhe dje me deklarata të çuditshme dhe të pazakonta, si pjesë e një fushate po aq të çuditshme që karakterizohet nga anekdotat e batutat, si dhe nga sulmet për të gjithë ata që s’e votojnë partinë e tij.
Dje kryeministri Kurti tha se “veç ata që nuk e duan familjen e fëmijët e tu, mundesh mos m’e votu për Vetëndosjes”.
Për këtë, profesori Milazim Krasniqi i reagoi Kurtit mjaft ashpër.
“Deklarata e këtillë është e pamoralshme, johumane, e palogjikshme. Idetë e tilla mund të gjallojnë vetëm në Korenë e Veriut, ku shteti paraqitet si pronar i fëmijëve. Ma bre burrë se u bane përrallë!”, shkroi Krasniqi në Facebook./gazetametro.net