6 C
Mitrovice
E premte, 6 Shkurt, 2026

Kurti të martën dhe të mërkurën takon Haradinajn e Abdixhikun, flasin për dialogun me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë të martës, duke filluar nga ora 12:00.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazeta Blic, zyrtarë të AAK-së. Në këtë takim, Kurti dhe Haradinaj, do të diskutojnë për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.



Takimi mes tyre do të mbahet me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.Kurti do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ka konfirmuar takimin mes tyre, duke bërë me dije se ai do të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

“Tashmë është caktuar koha dhe dita e takimit. Takimi do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00”, është shprehur Halimi.



Ndërsa kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takim, ani pse Kurti ka bërë ftesë edhe ndaj tij.

TË FUNDIT

TË FUNDIT