Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se një ndër problemet kryesore në Kosovë është që të dënuarit dalin nga burgjet edhe më të mllefosur se që kanë hyrë.
Kurti tha se kjo vjen si shkak i mungesës së vëmendjes në rehabilitimin dhe reintegrimin e tyre në shoqëri.
“Një ndër problemet kryesore në Kosovë është që të dënuarit dalin nga burgjet edhe më të mllefosur se që kanë hyrë brenda për shkak të mungesës së vëmendjes në rehabilitimin dhe reintegrimin e tyre në shoqëri. Viktimat, në anën tjetër, shpesh riviktimizohen nga procesi gjyqësor dhe rrallë gjejnë drejtësinë që kërkojnë sepse sistemi i drejtësisë në thelb nuk është ndërtuar për të riparuar dëmin e shkaktuar nga krimi. Një qasje e tillë dritëshkurtër nuk i ndihmon shtetit dhe nuk kontribuon në uljen e nivelit të kriminalitetit (recidivizmi është në rritje), apo të sigurisë publike, por përkundrazi e rritë atë”.