3.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
spot_img

Kurti takon në Konsullatën e Kosovës në New York kongresistin amerikan Keith Self

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kongresistin amerikan nga Partia Republikane, Keith Self, në mjediset e Konsullatës së Kosovës në New York. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit (ZKM).

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, me fokus në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për rolin e diasporës shqiptare në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Kurti e ka informuar kongresistin Self për investimet në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për vendimin e qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj produkteve me origjinë nga ShBA, si dhe për vazhdimin e programit Kompakt të MCC për Kosovën nga administrata amerikane.

Ai e ka falënderuar kongresistin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe e ka ftuar për një vizitë në vend.

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për nesër

TË FUNDIT