-1.8 C
Mitrovice
E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Kurti takon bashkatdhetarët në Këln: Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në shtetin e Gjermanisë ku atje po takon shqiptarët që jetojnë atje.

Sot ai ka takuar bashkatdhetarët në qytetin e Këln-it, ku ka falënderuar ata për kontributin që kanë dhënë për vendin tonë.

Kurti ka thënë se ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës.

“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj”, tha Kurti.

Kujtojmë se Kurti dje takoi bashkatdhetarët në Mynih dhe Shtutgart. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT