-7.4 C
Mitrovice
E martë, 13 Janar, 2026
spot_img

Kurti takohet me Komandantin e NATO’s: Anëtarësimi i plotë i Kosovës, përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme

Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admirali amerikan George M. Wikoff, ka takuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Kurti në këtë takim ka thënë se anëtarësimi i plotë i vendit në NATO, është përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon.

“Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri nënvizoi synimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, si përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Kryeministri shtoi se siguria e Kosovës në radhë të parë është siguri e kufijve të saj”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT