6.6 C
Mitrovice
E martë, 25 Nëntor, 2025
spot_img

Kurti shtron drekë për Prattipatin, flet për vendimet e sivjetshme për “forcimin e raporteve” me ShBA’në

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shtruar drekë për të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, dhe stafin e saj me rastin e Ditës së Falënderimeve.

“Dreka përfshiu shumë nga ushqimet që tradicionalisht shërbehen gjatë një darke të Ditës së Falënderimeve. Kjo festë është kremtuar në Shtetet e Bashkuara për gati 400 vjet dhe u shpall festë vjetore kombëtare nga Presidenti Lincoln në vitin 1863. Ajo ofron një mundësi të mirë për të shprehur falënderim për marrëdhëniet që ndajmë, të cilat vazhdojnë të thellohen. Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë ndërtuar në vlera të përbashkëta, mirënjohje dhe respekt të ndërsjellë. Këtë vit, me qëllim të forcimit të raporteve tona bilaterale, kemi marrë vendim për 0% tarifa për mallrat amerikane, kemi arritur dakordim për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta dhe kemi bërë prokurime të rëndësishme në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim./

TË FUNDIT

TË FUNDIT