Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në veri.
Siç u raportua ai ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e nënstacionit të policisë në Leshak të Leposaviqit.
Kurti është parë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Asnjëri nga ta nuk janë deklaruar për media. /Reporteri.net/




