26.1 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: SHBA-të, janë aleatja, mikja dhe partnerja historike e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.

Kreu i Qeverisë përmes një positmi në Facebook ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes, shkruan Reporteri.net.

“Ishte kënaqësi të mirëpresim sot në vizitën e saj të parë në Kosovë nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i ynë. Biseduam e shkëmbyem pikëpamjet tona për shumë tema me interes të përbashkët”, ka shkruar Kurti në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT