Sërish ia ka fyer emrin Lidhjes Demokratike të Kosovës si “Lydykyhi”, Kryetar i Vetëvendoses, Albin Kurti, në një tubim zgjedhor nga Podujeva.
Akronimin LDK-në, Kurti e përdrodhi si “lodhja dokrratike e Kosovës”:
“Lydykyhi, nuk është lidhje por është lodhje. Nuk është demokratike por dokrratike. E në përgjithësi, mender me thanë opozita, po i japin zor mule anej e knej, për vend të dytë. Poget e kanë edhe pa ata vet që s’ka ymyt”, tha Kurti.