2.5 C
Mitrovice
E martë, 17 Shkurt, 2026

Kurti: Republika nuk lëshon pe

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Republika e Kosovës nuk do të lëshojë pe kur bëhet fjalë te sovraniteti shtetëror, integritetit territorial e demokracisë popullore.

Në fjalimin në seancën solemne për 18-vjetorin e shtetësisë, Kurti ka thënë se këto duhet të jenë si atribut i përpjekjeve shekullore të aktivistëve e të atyre që luftuan për të arritur Republikën.

Në Kuvend ai ka kujtuar procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po akuzohen për krime lufte.

“Ndërsa kujtojmë datën e shpalljes së Republikës, brengosemi që krerët e UÇK-së e të Republikës së Kosovës po akuzohen padrejtësisht sepse guxuan të marrin armët për liri kundër shtypjes njëshekullore dhe një regjimi gjenocidal. Akuzat e Prokurorisë në Hagë nuk qëndrojnë. S’marrin parasysh kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare që ia detyrojmë lirinë e sotme. Krimet kundër njerëzimit i ka kryer Serbia e Millosheviqit. Kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiqit. Barazia e krerëve të UÇK-së me regjim gjenocidal është i paqëndruehsëm dhe i papranueshëm për ne”, ka thënë Kurti.

“Republika nuk lëshon pe kur është çështja e sovranitetit shtetëror, integritetit territorial dhe demokracisë popullore”, ka shtuar ai./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT