13.5 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti reagon për vdekjen e nënës së Veselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e nënës së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, tha kryeministri Kurti. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT