7 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img

Kurti reagon për njohjen e Kosovës nga Siria, i shpreh mirënjohje Presidentes Osmani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë për shtetin dhe qytetarët e vendit.

Në një deklaratë për media, Kurti ka theksuar se pas njohjeve nga Kenia dhe Sudani, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti, duke rritur kështu numrin e partneriteteve ndërkombëtare për vendin.

“Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë,” ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se nga sot Kosova do të angazhohet që lidhjet me Sirinë të fuqizohen, duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë, në fushat politike, ekonomike dhe kulturore.

Kurti ka vlerësuar se ky hap forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe nxit perspektiva të reja për bashkëpunim rajonal dhe global.

TË FUNDIT

TË FUNDIT