29.8 C
Mitrovice
E premte, 1 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Qeveria jonë ua ka ndalur pasurimin opozitës

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në mbledhjen e këshillit të qendrës në Prishtinë, ka folur sipas tij se përse opozita nuk po pranon një koalicion me Vetëvendosjen. 

“Subjekti ynë sot ka një numër deputetësh, më shumë se sa i pari dhe i dyti marë së bashku. Por, destrukteviteti opozitar ndaj themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, që në thelb ka xhelozinë dhe lakminë në rezultatin tonë. Por, këtu ka një kundërthënje te partitë opozitare, ata 4 vite kanë folur zi e terr për qeverisjen tonë demokratike, por nuk po e konstituojnë Kuvendin, që potencialisht ta ndrrojnë.

Këta as nuk po shtyhen, as nuk po ngrehen. Ata nuk e kanë problem Albulenën, e kanë problemin me popullin që nuk ia dha votën. E kanë problemin me qeverinë tonë, që ia ka ndalur pasurimin.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT