16.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kurti premton 600 mijë euro për një xhami në kryeqytet

Në prag të zgjedhjeve lokale e në kohën kur Kosova është zhytur në krizë institucionale, Albin Kurti premton mbështetje për një xhami në kryeqytet.

Kurti ka premtuar një investim prej mbi 600 mijë euro Xhaminë e Sudi Efendisë në qendër të Prishtinës, për të cilën, tha se është në gjendje të keqe e pa kujdes institucional.

“Por ajo tashmë e ka vëmendjen tonë. Nga sot nisën punimet për restaurimin e saj, që parasheh konsolidimin e strukturës së xhamisë, largimin e lokaleve rrotull dhe në fund rikthimin e saj në shfrytëzim nga komuniteti i besimtarëve mysliman.

Ky projekt është përzgjedhur si projekt prioritar për restaurim, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Vlera e investimit nga Ministria e Kulturës është 639,776.36 Euro” – ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT