12 C
Mitrovice
E diel, 16 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Kurti politikani më i votuar në Kosovë, këta janë të tjerët që renditen pas tij në 10-shen e më të votuarve në zgjedhjet e shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur ditën e sotme rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.

Sipas këtyre rezultateve kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, është bërë politikani më i votuar duke ia kaluar edhe presidentes Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021 kishte arritur që të sigurojë 300 mijë e 788 vota.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kurti ka marrë 337 mijë e 791 vota, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në vendin e dytë është numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, me 264 mijë e 407 vota.

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza është po ashtu ndër më të votuarit në këto zgjedhje me 173 mijë e 526 vota, pasuar nga kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku me 146 mijë e 401 vota.

Ndër më të votuarit në zgjedhjet e 9 shkurtit është Faton Peci, i cili është edhe ministri më i votuar nga Qeveria aktuale. Peci ka marrë gjithsej 133 mijë e 987 vota, pasuar nga ministri tjetër, Hekuran Murati me 131 mijë e 323 vota.

Pas tyre është Albulena Haxhiu me 125 mijë e 722 vota, Xhelal Sveçla me 122 mijë e 407 vota, Donika Gërvalla me 113 mijë e 239 vota. Në dhjetëshen e më të votuarve të këtyre zgjedhjeve është edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me 98 mijë e 415 vota./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT