Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një videoje në gjuhën serbe, ka ftuar qytetarët që të aplikojnë për 121 vende pune që ka shpallur Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”
“Kompania ka ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar një process punësimi të bazuar në ligj dhe në meritë dhe fton të gjithë profesionistët të aplikojnë – veçanarisht gratë, pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë si dhe ata me përvojë në fushën e furnizimit me ujë. Personat e kualifikuar, veçanarisht ata nga komuniteti serb, duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u punësuar dhe për të kontribuar në vendin ku jetojnë”, ka deklaruar Kurti.