Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për herë të parë mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, pikërisht për shkak të veprimeve të tij.
“Dua të qartësojmë se për bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për Dialog Strategjik, e jo të Dialogut Strategjik si proces të nisur, e as komunikimin e rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
“Opozitarët po e stërzmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e qeverisë sonë me qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizoj zhvillimet e fundit. I siguroj qytetarët se Qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat e qëndrimet e Ambasadës amerikane”, tha Kurti.