1.3 C
Mitrovice
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Kurti për 100 eurot: Kemi pasur performancë të shkëlqyer ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish pas vendimit për ndarjen nga 100 euro për pensionistë dhe fëmijë, duke thënë se kjo u mundësua si pasojë e “performancës së shkëlqyer ekonomike dhe rritjes së të hyrave buxhetore”.

Në anën tjetër, vendimi është kritikuar shumë nga opozita që e ka quajtur vendim politik të blerjes së votave para zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet të gjithë fëmijët e moshës 0-16 vjeç e që janë pranues të shtesave mujore për fëmijë, do të përfitojnë nga shtesa e fundvitit në vlerë 100 euro. Kjo pra është hera e dytë që po ndajmë një shtesë të tillë mbështetëse për fëmijët tanë, krahas dyfishimit dhe trefishimit të shtesave mujore për ta që e bëmë në gusht të këtij viti.

Përfitues të shtesës prej 100 euro do të jenë gjithashtu edhe pensionistët. Kjo është hera e pestë brenda mandatit tonë që një mbështetje e tillë shpërndahet tek pensionistët tanë, për të cilët krahas shtesave të njëhershme, kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit, fillimisht pensionin bazik deri në 33% dhe tash së fundmi për 20% për të gjithë kategoritë pensionmarrëse.

Kemi patur performancë të shkëlqyer ekonomike dhe rritje të të hyrave buxhetore. Të mirat dhe rritjen, po e ndajmë me qytetarët e për familjet.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT