16.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kurti pas takimit me deputetët e Bundestagut: Gjermania aleat i shkëlqyer dhe mbështetës i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me deputetët e Bundestagut, në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Ai përmes një postimi në “Twitter”, ka shkruar se ka marr përkrahje nga Gjermania, duke shtuar se ajo është aleati i shkëlqyer dhe mbështetësi më i madh i Kosovës. “Në ditën e fundit në Konferencën e Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takohem me deputetët e Bundestagut, Patrick Sensburg, Tobias Lindner, Fritz Felgentreu, Jurgen Hardt dhe Ralph Brinkhaus. Gjermania është një aleatë i shkëlqyer dhe mbështetës i Kosovës. Ata uruan më të mirat për qeverinë tonë të re dhe ofruan mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Konferenca e Sigurisë në Munih është mbajtur dy ditë ku kanë marr pjesë shumë vende të botës, e në mesin e tyre edhe Kosova. Në këtë konferencë dy ditore nga Kosova, përveç kryeministrit Kurti, kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT