20.9 C
Mitrovice
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Pas 20 vitesh, Kosova po bëhet me Depo Qendrore moderne për ruajtjen e barnave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se në Fushë Kosovë po ndërtohet një Depo Qendrore moderne për barna, pas më shumë se 20 vitesh mungesë të një hapësire të tillë.

Sipas tij, me një investim prej 1.77 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë, kjo depo do të plotësojë standardet më të larta për ruajtjen e sigurt të barnave, duke i dhënë fund praktikës së deritanishme të deponimit në kushte të papërshtatshme.

Postimi i plotë:

Për më shumë se 20 vjet, që nga privatizimi i Depos Farmaceutike “Farmed” në vitin 2005, vendi ynë nuk ka pasur një hapësirë qendrore që i plotëson kushtet bazë për ruajtjen e sigurt të barnave. Gjatë gjithë kësaj kohe, barnat janë deponuar në mjedise të papërshtatshme, me lagështi, rrjedhje uji dhe kushte të pasigurta.

E tash, brenda gjashtë muajve dhe me një investim prej 1.77 milionë euro të Ministrisë së Shëndetësisë, në Fushë Kosovë do të kemi Depon Qendrore moderne të Barnave dhe sipas standardeve më të larta për sigurinë farmaceutike.

Punime të mbara e të shpejta!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT