14 C
Mitrovice
E premte, 11 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kurti nuk i shkon në takimit as sot Presidentit Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka ofruar tri orare për takim të mundshëm kryeministrit Albin Kurti.

Në ftesën e bërë, Thaçi i ka rezervuar takimin në orët 10:00, 11:00 apo edhe 12:00. Por, Kurti duket se i ka refuzuar të tria oraret e presidentit. Në agjendën e sotme të kryeministrit, nuk figuron fare takimi me presidentin Thaçi.

1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, SH.T. Akira Mizutani.
2. Kryeministri Albin Kurti viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik.

Këto janë dy pikat e vetme të cekura në agjendë, që është një konfirmim se nuk pritet të ketë as sot takim midis presidentit e kryeministrit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT