Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është ngujuar në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë për më shumë se pesë orë.
Siç raporton Klan Kosova, Kurti s’ka dalë ende nga aty, derisa rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja tregojnë që Vetëvendosja është partia që ka fituar më së paku komuna në nivel vendi, përjashtuar NISMA-n.
Partia që drejton ka humbur Prizrenin dhe Prishtinën, derisa ka arritur që t’ia marr LDK’së e Lutfi Hazirit, Gjilanin. VV ka fituar edhe Kamenicën e Shtimen.
Kurti kishte arritur sot në selinë qendrore të partisë së tij rreth orës 19:00.



