7.9 C
Mitrovice
E diel, 15 Shkurt, 2026

Kurti ngre çështjen e sulmit në Banjskë në takim me senatorët amerikanë

Në margjina të Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.

Në këtë takim, kryeministri shoqërohej nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin kryesor të Kosovës, duke theksuar progresin e vendit në aspektin demokratik dhe ekonomik.

Gjatë takimit u diskutua edhe orientimi euro-atlantik i Kosovës dhe angazhimi i vazhdueshëm për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimi Evropian.
Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiq për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë lidhur me organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023.

Ai po ashtu përmendi nevojën për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiq, në të cilën thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës./Telegrafi

TË FUNDIT

TË FUNDIT