18.4 C
Mitrovice
E premte, 6 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kurti nga BIK: Urime Bajrami, le të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka pritur sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar.

Gjatë vizitës, Kurti ka uruar festën dhe ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për më të varfërit në shoqëri.

“Urime festa e Kurban Bajramit sot dhe jo vetëm sot. Le të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë dhe ta përkujtojmë rëndësinë që ka sakrifica dhe solidariteti për një shoqëri të mirë dhe të drejtë. Paçit tryezat përplot me miq”, tha Kurti në fjalën e tij.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT