Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk e di nëse Albulena Haxhiu i ka 61 vota, por sipas tij, kundërshtimi i partive opozitare për një votim të tillë e bën të besojë që Haxhiu i ka votat për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Kurti tha se nëse Haxhiu nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, menjëherë në seancën e parë pasuese sjellin emrin e ri, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Unë nuk e di nëse Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votim të fshehtë. Por ky kundërshtimi i partive opozitare po më bën me besu që i ka 61 vota”, ka thënë Kurti.
“Në seancën e parë menjëherë e sjellim propozimin tjetër, por jo pa u provu Albulena Haxhiu”, tha Kurti.
Kurti tha se Haxhiu njëanshëm ka shprehur vullneti për t’u tërhequr nga kandidatura në rast se nuk i merr 61 vota, por tha se e respekton. /Reporteri.net/