9.6 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Kurti në takimin e dytë me Vucic paraqet propozime tjera, tregon cilat janë ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për media pas takimit të dytë që zhvilloi me presidentin serb Aleksandar Vucic

Kurti tha se kishte propozuar një marrëveshje me 6 nene, të cilën e quajti marrëveshje paqeje, por tha se iu refuzua.



Ai shtoi se edhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi, paraqiti 11 pika që tregojne pengesat e vendosura nga Serbia, por edhe ajo u refuzua.

‘’ Unë sot propozova një marrëveshje me 6 nene, si deklaratë e paqes. Atë çka kisha kërkuar herën e kaluar, e kam përgatitur në mënyrë të balancuar, por m’u refuzua ende pa u paraqitur, kjo tregon mosgatishmërinë për marrëveshje, meqënese m’u refuza. Gjithashtu Bislimi lexoi 11 pika që paeraqesin 11 pengesa që paraqet Serbia, kur ishte te dakordimi për një deklaratë të përbashkët. Ishim dakord që në fund të muajit gusht të takohen udhëheqësit e dialogut, dhe në shtator të ketë një tjetër takim. Insistuam që aty ku përmenden të pagjeturit të futet fjala ballafaqim me të kaluarën, kjo u pranua nga zëvendësi i Borrell, por jo nga Vucic’’, tha Kurti

TË FUNDIT

TË FUNDIT