31.5 C
Mitrovice
E diel, 13 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Në Kosovë u kthye shpresa, në Shqipëri emigrimi pikëllues (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti tha se emigrimi tek shqiptarët është fenomen pikëllues.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh optimist për bashkëpunimin me kryeministrin Edi Rama.

 

 

Ora News: Nga mediet mësuam se keni folur për rreth dy orë me kryeministrin Edi Rama për ekonominë. Një plagë e rëndë sociale që prek të dyja Republikat shqiptare, por gjithashtu edhe plagë e rëndë ekonomike, është largimi i të rinjve nga trojet etnike shqiptare. A është dakordësuar me kryeministrin Edi Rama një plan sa i përket këtij fenomeni, sepse ai e cilëson fenomen të zakonshëm migrator.

Albin Kurti: Ne vetëm se kemi arritur të hapim temat dhe çështjet e rëndësishme. Nuk është se kemi arritur t’i mbyllim ato, por jam optimist që do të mund të bashkëpunojmë. Unë besoj që emigrimi tek shqiptarët është një fenomen pikëllues, sepse ne në Kosovë kemi pasur emigrim për shkak të shtypjes politike dhe shfrytëzimit ekonomik. Kemi pasur emigrim për shkak të luftës dhe tani për shkak të keqqeverisjes. Të ikë shqiptari nga shqiptari, natyrisht që na vjen shumë rëndë, andaj kemi programin tonë si qeveri e re që ta lidhim sistemin cilësor arsimor me tregun e punës. Ta lidhim edukimin me prodhimin, ta udhëzojmë hendekun e shkathtësive që ekziston dhe që konsiderojmë se do zëvendësojë emigrimin me punësim. Këtë do ta zbatojmë në Kosovë si qeveri. Nëse kjo mund të shërbejë në Republikën e Shqipërisë, aq më mirë. Definitivisht, në Kosovë është kthyer shpresa dhe është mundësi, nuk është garanci. Në Kosovë ka ngjarë entuziazmi i tretë pas atij të Çlirimit, të vitit 1999, dhe të Pavarësisë të vitit 2008, dhe ne këtë do ta mirëpërdorim, në mënyrë që ta përfshijmë qytetarin e Republikës në shkrimin e kapitullit të ri të Republikës së Kosovës, që populli i Kosovës, më 6 tetor e ka hapur me faqe të bardhë. /oranews.tv/

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT