Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk ka arritur me kohë në Gjilan.
Ai planifikonte vizitën në qytetin lindor të Kosovës, për të shpalosur punën njëvjeçare, së bashku me kreun aktual të komunës, Alban Hyseni.
Ishte vet ky i fundit që ua konfirmoi të pranishmëve se Kurti do të vonohet edhe pak, shkaku i një “vizite urgjente” në veri.
Nuk dihet se për çfarë arsye bëhet fjalë, por Kurti po pritet nga qytetarët në Gjilan./Nacionale/