Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon ndotja e ajrit, dhe se për këtë arsye mes tjerash, po vendosen filtera në termocentralin Kosova B.
Gjatë këtij tubimi, Kurti u shpreh:
“Do të përqendohemi në sigurinë dhe rritjen energjetike të Kosovës, konkretisht në termocentralet e KEK-ut po vazhdojnë investimet që e sigurojnë për 20 vitet e ardhshme. Do ta rrisim kapacitetin e prodhimit dhe do ta ulim ndotjen në përputhje me standard të BE-së.
Filterët që do të vendosën në Kosova B do ta ulin emetimin e pluhurit për 97 për qind dhe emetimin e oksideve të azotit për 76 për qind, se e di që ju bashkëatdhetarë kur vini në vendlindje ndotja që ekziston te ne, iu pengon shumë”.




