-0.4 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Kurti me porosi për shqiptarët e Maqedonisë: Votoni për ndryshimin

Ish kryeministri i Kosovës, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti përmes një video mesazhi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut të votojnë koalicionin mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Kurti këtë thirrje e bëri pavarësisht se ditë më parë ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj u bëri thirrje partive politike të Kosovës që të qëndrojnë neutral dhe të mos ketë implikime të jashtme në zgjedhjet e Maqedonisë.

Megjithatë, përveç këtij mesazhi nga Kurti, ditë më parë edhe funksionarë të tjerë të VV-së kanë qëndruar në Maqedoni në mbështetje të koalicionit ASH-AAA duke marrë pjesë edhe nëpër tubime. Në tubimet e fundit partiake është parë ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi por edhe funksionarë të tjerë të VV-së.

E dy muaj më parë, paralajmërimi i Kuritt për shtrirje të VV-së në Maqedoni të Veriut nuk u prit mirë nga partitë politike shqiptare përveç se Alternativës së Afrim Gashit. BDI-ja e Ali Ahmetit, PDSH-ja e Menduh Thaçit dhe Besa e Bilall Kasamit ironizuan me paralajmërimin e Kurtit.

Ndërkaq nga VV-ja ende nuk bëjnë të qartë në çfarë mënyre do të shtrihet VV-ja në Maqedoni dhe nëse kush do të jetë përgjegjës këtu.

Në vazhdim keni video-mesazhin e Kurtit dhe tekstin e plotë integral nga fjalimi i tij.

TË FUNDIT

TË FUNDIT